Politike

“Belindën e detyrova me zor të flinte, Xhaçka pasi lindi ngeli rrugëve”, Rama tregon sakrificën e ministreve teksa viziton familjen Çupi në Kamëz (VD)

Teksa vizitoi familjen e Aleks Çupit në Kamëz, Rama tregoi sakrificën e ministreve gjatë ditëve pas tërmetit.

TIRANË– Gjatë vizitës së tij në banesën e re të Aleks Çupit, të vetmit të mbijetuar nga kjo familje që banonte në Thumanë, kryeministri Edi Rama tha se kishte detyruar ministren Belinda Balluku që të ikte në shtëpi të flinte, pasi bënte vetëm dy orë gjumë në makinë, ndërsa tregoi dhe për sakrificën e ministres Olta Xhaçka, e cila pak ditë më parë kishte lindur.

“Padrejtësisht duket sikur të tjerët rrinë e ngrohen nëpër shtëpia.Atë Belindën e detyrova unë me zor, me zor me shku në shpi me fjet, se ka fjet në makinë. Ajo tjetra sa ka lind fëmijën, ministrja e Mbrojtjes, sa ka lind fëmijën dhe rrugëve. Nuk po flas për heroizma, por të gjithë kanë bërë maksimumin. Shihni Ogertën si është bërë”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama pas ditë më parë mori pjesë edhe në konferencën e donatorëve myslimanë në Turqi, ku kërkoi ndihma për këtë tragjedi.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në ““Belindën e detyrova me zor të flinte, Xhaçka pasi lindi ngeli rrugëve”, Rama tregon sakrificën e ministreve teksa viziton familjen Çupi në Kamëz (VD)

  1. Nuk kam ndonje verejtje per sa keni shkruar sot por kam vene re pjesmarrjen Tuaj ne emisione televizive dhe qendrimi Juaj eshte haptas ne mbeshtetje te S.Berishes sikur te ishit ne byrone politike te PD.Nuk keni asnje shkak per te mbajtur kete qendrim.Edi Rama do drejtoje per kohe te gjate.Nuk mundet PD asnje tjeter perfshire edhe mediat gjithfare qe ta penalizzojne ate.Keni mbetur te gjithe duke bertitur qe Edi Rama komandon gjithe mediat ne nje kohe kur eshte e kunderta.Gjithe mediat i ka kunder.

Shto Koment