Politike

Belinda Ballukut nuk i ndahet turproja me çadër, Besa Shahini laget nga shiu

Ministrat shoqëroheshin nga truprojat e tyre, nga makina deri te dera e godinës së Parlamentit, me çadër.
Featured image of article: Belinda Ballukut nuk i ndahet turproja me çadër, Besa Shahini laget nga shiu Belinda Balluku dhe Besa Shahini

TIRANË- Këtë herë, edhe në ditën e seancës parlamentare, koha u tregua e pamëshirshme. Dimër në mes të majit, me të ftohtë e shi. Për këtë arsye, ministrat shoqëroheshin nga truprojat e tyre, nga makina deri te dera e godinës së Parlamentit, me çadër.

PAPARAC

Kështu ndodhi me ministren e Transportit, Belinda Balluku. Por skena në foto, në fakt, është mjaft interesante për dy arsye; e para, se nuk ka bërë të njëjtën gjë truproja e ministres së Arsimit, Besa Shahini. Ajo është lënë të shkojë vetëm dhe të laget. Por jo vetëm kaq, as ministrja Balluku, e cila ishte prapa saj, nuk e ftoi në çadrën e vet.

(Marrë nga Panorama)

Shto Koment