Bota

Belgjikë/ Regjistrohen mbi 6 mijë viktima dhe mbi 42 mijë të infektuar me Covid-19

Ndërkohë mediat vendase kanë bërë me dije se numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në 42,797, ku së fundmi janë raportuar 908 persona të infektuar .
Featured image of article: Belgjikë/ Regjistrohen mbi 6 mijë viktima dhe mbi 42 mijë të infektuar me Covid-19 Foto ilustruese
Përditësuar:

BELGJIKË- Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se 228 viktima janë regjistruar në Belgjikë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në total numrin e jetëve të humbura në 6,490.

Ndërkohë mediat vendase kanë bërë me dije se numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në 42,797, ku së fundmi janë raportuar 908 persona të infektuar .

Ndërsa është raportuar se numri i të shëruarve ka shkuar në 9,800 dhe në gjendje kritike për jetën mësohet se janë 993 pacientë. Në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 179,666 testime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi; Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment