Politike

Belba s’i ndahet Rirës: Nuk do bie në “llumin” ku je zhytur ti, po të tradhëtojnë bashkëpunëtorët

Kryetari aktual, i dalë nga radhët e PS-së shprehet se Rira ka bërë dëme kundrejt qytetarëve në favor të interest të saj personal.
Featured image of article: Belba s’i ndahet Rirës: Nuk do bie në “llumin” ku je zhytur ti, po të tradhëtojnë bashkëpunëtorët Miranda Rira dhe nuri Belba

PRRENJAS– Nuri Belba, kryetari i Bashkisë Prrenjasit ka reaguar sërish pasi paardhësja e tij iu përgjigj pasi Belna e kallëzoi penalisht. Në një reagim për mediat, Belba hedh akuza të forta kundrejt ish-kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rira.

Kryetari aktual, i dalë nga radhët e PS-së shprehet se Rira ka bërë dëme kundrejt qytetarëve në favor të interest të saj personal.

Ndër të tjera Belba shkruan se ka filluar të ketë keqardhje për Rirën pasi sipas tij, bashkëpunëtorët e kësaj të fundit kanë filluar të flasin.

“Ashtu siç pritej nga të gjithë ish “pseudokryetarja” e 4 viteve të shkuara dëm për qytetin e Prrenjasit ka reaguar duke hedhur “baltë” e “helm” mbi kallëzimin që ne si bashki i kemi bërë ditët e fundit. Natyrisht që një reagim i tillë do të vinte pasi ajo e di shumë mirë se çfarë “punësh” ka bërë në dëm të qytetarëve dhe në interes personal dhe familjar të saj.

Por ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe gjatë fushatës se sapo të vinim në krye të detyrës do të bëjmë një auditim të thellë mbi çdo procedurë të dyshimtë të denoncuar edhe në media kombëtare. Sigurisht kjo nuk i pëlqen por ne nuk e bëjmë për të sulmuar atë, personalisht(familjarisht) edhe pse ka shumë gjëra për të sulmuar por sepse kemi dhënë fjalën tek qytetarët e kësaj bashkie se do ti kthejmë çdo qindarkë të marrë në rrugë korruptive dhe cilido qoftë që ka firmosur do të përgjigjet përpara ligjit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Natyrisht që ky kallzim për procedurat e ndjekura për këtë çështje të paraqitura më poshtë më foto është vetëm fillimi i auditimit dhe hapjes së dosjeve “korruptive” të bëra gjatë 4 viteve të kaluara. Unë personalisht nuk do të bie asnjëherë në “llumin” ku ti je zhytur e nga ku nuk di ç’të nxjerr goja por të siguroj se për çdo çështje të dyshimtë do të përballemi në organet e drejtësisë. Për ty kam vetëm keqardhje pasi edhe “bashkëpunëtorët” e tu më të afërt kanë filluar të nxjerrin sekrete mbi ato që ke bërë por ta dish se për çdo shkelje të ligjit do të përballesh vetëm më ligjin.

Sa i përket atyre që thua jam krenar që kam mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare më Edi Ramën por edhe mbështetjen e pakursyer të kreut të grupit parlamentar z.Taulant Balla për të bërë punë të mira për komunitetin e kësaj bashkie që drejtoj dhe jo për vete e farefisin tim siç bëre ti 4 vite rresht.

Për këtë gjë jam votuar e kam marrë një mbështetje masive gjë të cilën do t’jua shpërblej qytetarëve çdo qindarkë të shkuar dëm dhe do të dorëzoj para drejtësisë çdo akt korruptiv të kryer nga ju gjatë qeverisjes duke e kthyer bashkinë Prrenjas në model transparence,”- shkruan Belba ndër të tjera.

Nuri Belba, kryetari aktual, ka kallëzuar Miranda Rirën për “shpërdorim detyre” për ndërtimin e një fushe sporti në këtë Prrenjas.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment