Politike

Meta me mesazhe të koduara, poston thëniet e Papa Françeskut dhe kardinalit Van Thuan: Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media, koha nuk pret…

Meta ka dhënë edhe disa mesazhe të koduara për politikën në Shqipëri.
Featured image of article: Meta me mesazhe të koduara, poston thëniet e Papa Françeskut dhe kardinalit Van Thuan: Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media, koha nuk pret…

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të japë dy mesazhe të forta. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, dhe në 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Meta ka dhënë edhe disa mesazhe të koduara për politikën në Shqipëri.

“Në 6-vjetorin e vizitës së Tij historike në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”. Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë. “Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë. KOHA NUK PRET MË! TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!”- shkruan Meta teksa publikon videon e Metës.

Në një tjetër postim, Presidenti ka publikuar disa nga mesazhet tepër frymëzuese të kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e Tij ja kushtoi Paqes.

“Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet: ‘Edhe me një buzëqeshje’.  Por historia na ka mësuar, se paqja e qëndrueshme kërkon sakrifica të panumërta, jo vetëm për ta fituar, por edhe për ta mbrojtur, dhe se ajo është e sigurtë kur liria dhe të drejtat e njeriut garantohen përmes shtetit ligjor. Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, dua të sjell në vëmendje disa nga mesazhet tepër frymëzuese të kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e Tij ja kushtoi Paqes, në funksion të së cilës i ka lënë njerëzimit dhe në veçanti politikës këto porosi, aktuale në çdo kohë: Bekuar politikani, thellësisht i vetëdijshëm për rolin e vet! Bekuar politikani, që frymëzon besim; Bekuar politikani, që punon për të mirën e përbashkët e jo për interesin e vet; Bekuar politikani, që e kryen me besnikëri të patundur, detyrën e besuar; Bekuar politikani, që punon për unitetin; Bekuar politikani, që angazhohet për realizimin e ndryshimeve rrënjësore dhe refuzon të quajë të mirë atë që është e keqe; Bekuar politikani, që e dëgjon popullin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve; Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media,”- shkruan Meta në postimin tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto postime vijnë kur në fokus të debatit politik janë hapja e listave. Meta reagoi ashpër në lidhje me këtë çështje pak ditë më parë. Ai ashpërsoi tonet teksa iu drejtua socialistëve që të pranojnë hapjen 100% të listave, ose të largohen nga qeveria. Nga ana tjetër, Balla tha se PS është e palëkundur nga drafti i dorëzuar të premten në Këshillin Politik.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment