Sport

Bekim Balaj pas 9 muajsh gjen golin, i jep fitoren Sturm Grasit

Sulmuesi 29-vjeçar prej disa sezonesh është pjesë e Bundesligës austriake, por goli me vlerën e tri pikëve erdhi pas 9 muajsh, ndonëse në nëntor arriti të shënojë ndaj Kosovës për ngjyrat kuqezi
Featured image of article: Bekim Balaj pas 9 muajsh gjen golin, i jep fitoren Sturm Grasit

AUSTRI – Sulmuesi i kombëtares, shtatlarti Bekim Balaj ishte “heroi” i Sturm Grasit, teksa të shtunën e shkuar i dha fitoren 1-0 skuadrës së tij ndaj Tiroli. Sulmuesi 29-vjeçar shkodran prej disa sezonesh është pjesë e Bundesligës austriake, por goli me vlerën e tri pikëve për të erdhi pas 9 muajsh, ndonëse në nëntor arriti të shënojë për ngjyrat kuqezi në miqësoren ndaj Kosovës.

Situatën e vështirë para portës dhe të ardhmen e tij, Balaj e ka rrëfyer për mediat austriake, duke theksuar se do të vijojë të respektojë kontratën me Sturm Grasin dhe nuk do të largohet nga skuadra gjatë merkatos së janarit.

“Ky gol ishte një çlirim, e gjithë trysnia iku dhe ndiej një lehtësim të madh. Me të vërtetë më mungonte ndjesia pas golit. Gjëja më e mirë për golin tim ishte që na siguroi tre pikët”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Golat dhe e ardhmja? “Kalova një periudhë të vështirë, por nuk u dorëzova kurrë. Unë do të përmbush kontratën time dhe me siguri nuk do të largohem në merkaton e dimrit. Ne kemi një skuadër të fortë dhe po bëjmë mirë në kampionat. Unë dua të fitoj diçka me Sturm Gras”,- ka deklaruar për mediat austriake sulmuesi shkodran i kombëtares, Bekim Balaj.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment