Aktualitet

Bejtja: Ja e kujt ishte idea per shkëmbimin e territoreve

Andi Bejtja është shprehur se Vuçiç ka treguar se ideja për shkëmbimin e territoreve ka qenë e tij.
Featured image of article: Bejtja: Ja e kujt ishte idea per shkëmbimin e territoreve Andi Bejtja, gazetar

Tiranë-  Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas Samitit të Berlinit, ku Gjermania dhe Franca nuk mbështetën idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bejtja për Syri.net është shprehur se Baton Haxhiu si iniciuesi dhe mbështetësi i kësaj ideje e mori përgjigjen e saj edhe pse me pak vonesë. Bejtja duke cituar Vuçiç është shprehur se ideja ka qenë e këtij të fundit.

‘Ne emisionin ‘Opinion’, këtë fillim Shkurti, gjatë një debati me Baton Haxhiun i bëra vetëm një pyetje që atij nuk iu duk pyetje prej gazetari, një pyetje shumë të thjeshtë: e kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijve. Batoni nuk dinte t’i përgjigjej, me tha shko gjeje ti. Sot, ja dha përgjigjen vetë Vuçiç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ja çfarë ka deklaruar: ‘Ideja ime ka dështuar. Kjo do t’i kushtojë kombit tonë për 20 apo 30 vitet e ardhshme’, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se i vjen keq që dështoi plani i tij për të vendosur një pajtim përfundimtar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shkruan B92. Me fal Baton që ta vonova pak përgjigjen që nuk e jepje dot vetë!”, shprehet ai.

J.V/Dosja.al

Shto Koment