Sociale

‘Bëjnë jetë të dyfishtë’/ Shpërthen live Arbër Kodra: Në Kuvend dhe në qeveri ka homoseksualë

  • Kujtim Gjuzi ndërhyn në emision me telefon: Merru me veten tënde
  • Arbër Kodra tregoi si ka ndryshuar jeta e tij pasi tregoi publikisht se është homoseksual. Po në studio, ai gjithashtu hodhi dyshimet se edhe në qeverinë aktuale dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBTI.
    Featured image of article: ‘Bëjnë jetë të dyfishtë’/ Shpërthen live Arbër Kodra: Në Kuvend dhe në qeveri ka homoseksualë Arbër Kodra

    Në programin “Historia ime”, Arbër Kodra tregoi si ka ndryshuar jeta e tij pasi tregoi publikisht se është homoseksual. Po në studio, ai gjithashtu hodhi dyshimet se edhe në qeverinë aktuale dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBTI.

    Arbër: Në qeveri ka persona të komunitetit LGBTI.

    Mirela Milori: Në qeverinë aktuale?

    Arbër: Po ka dhe ka pasur, që ata i dinë shumë mirë se kush janë, por që i shtypin.

    Mirela Milori: Të padeklaruar?

    Arbër: Të padeklaruar sigurisht.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mirela Milori: Domethënë ka persona që kanë familje?

    Arbër: Jo dhe mund të mos kenë familje, por bëjnë jetë të dyfishtë.

    Mirela Milori: Edhe njëherë, në qeveri dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBTI, janë biseksualë dhe do të thuash që kanë martesë normale, kanë grua dhe fëmijë dhe ne i njohin të tillë, i votojmë të tillë dhe janë të fshehtë?

    Arbër: Po, edhe kjo është. Por ka dhe nga ata që s’janë të martuar dhe kanë një jetë të fshehur.

    Mirela Milori: Edhe në qeverinë aktuale?

    Arbër: Po edhe në qeverinë aktuale./tvklan.al

    Shto Koment