Aktualitet

“Bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar”/ Apeli i mjekut Hysi për COVID-19: E vetmja armë në këtë kohë pandemie

Mjeku ka theksuar se është shumë e rëndësishme mbajtja e maskës në këtë kohë pandemie.
Featured image of article: “Bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar”/ Apeli i mjekut Hysi për COVID-19: E vetmja armë në këtë kohë pandemie Mjeku Gerond Hysi

TIRANË-  Mjeku Gerond Hysi iu ka bërë thirrje qytetarëve që mbajnë maska në ambientet e mbyllura. Përmes një mesazhi të shprëndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Hysi thekson se maska duhet të jetë aksesori më i çmuar në këtë kohë.

“Maska ose barriera mbrojtëse, është e vetmja armë që na mbron nga një sëmundje me shumë të panjohura! Një armë e aksesueshme nga të gjithë ne, në këtë luftë të paprecedent me COVID-19. Ndaj, bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar, ruaj shëndetin, mbro veten, mbro të tjetër”, shprehet në mesazhin e tij doktor Gerond Hysi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky reagim i mjekut vjen në një kohë, kur COVID-19 është përhapur gjerësisht në vendin tonë. Ditën e djeshme janë shënuar edhe 5 viktima të tjera dhe u konfirmuan 155 raste të reja. Në total COVID-19 ka shkaktuar 238 viktima dhe aktualisht janë 3743 raste aktive.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment