
TIRANË– Gazetari Bejdo Malo është ndalur këtë herë të pijë një kafe me kolegun e tij Çim Peka, që drejton Syri TV. Përmes një fotoje të ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Malo ka vendosur që të përshkrujë me detaje atë që pa në zyrën e Peks, aty ku piu kafenë që siç e quan ai, ishte ‘e ëmbël dhe me zëmërbardhësi’.
Malo shton më tej se vërtetoi se suksesi i Pekës mbante pas një një superarritje pasioni, përkushtimi, mundi, djerse saktifice, sfide, këmbëngulje dhe një realizim të një ëndërre të një gazetari që kishte arritur majën e Gjallicës.
Dhe e gjitha kjo, siç shton vetë Malo ka arritur falë genit familjar, aftësive të tij profesionale dhe përvojës së vyer.
Statusi i plotë
Të premte më 27 nëntor 2020, piva një kafe të embël dhe me zëmërbardhësi me pronarin e “Syri tv” zotin Çim Peka….në zyrën e tij…pashë një mrekulli, një superarritje pasioni, përkushtimi, mundi, djerse saktifice, sfide, këmbëngulje dhe një realizim të një ëndërre të një gazetari që kishte harritur majën e Gjallicës….falë genit familjar, aftësive të tij profesionale dhe përvojës së vyer…urime zoti Peka….për atë që keni arritur duke bërë një tv me infrastrukturë moderne por dhe me përmbajtje moderne…
(f.m/dosja.al)