Rajoni

Behgjet Pacolli shpreh dëshirën për të qënë president i Kosovës: Do të isha fantastik, e kam shpirtin për këtë gjë. Jam njeri unifikues

Behgjet Pacolli, kryetari i partisë Aleanca Kosova e re ka shprehur dëshirën për të qënë president i Kosovës.
Featured image of article: Behgjet Pacolli shpreh dëshirën për të qënë president i Kosovës: Do të isha fantastik, e kam shpirtin për këtë gjë. Jam njeri unifikues Bexhet Pacolli

TIRANE-Kreu i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, deklaroi mbrwmjen e sotme nw emisionin ‘Çim Peka LIVE’ se ai do të ishte një president fantastik për Kosovën.

Gjatë fjalës së tij ai tha se nuk ka mundur që të japë kontributin e tij për Kosovën e se me dëshirën që ka do e çonte vendin drejt një perspektive dinjitoze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kam arritur kurrë me dhënë kontributin tim për Kosovën. Kam parë që kolegët e mi kanë pasur interesa të tjera, kurse ideali im ka qenë një Kosovë e zhvilluar ekonomikisht. Unë do të isha një president fantastik, por mes dëshirës dhe realitetit ekziston një kodër e madhe. Besoj se e kam shpirtin për këtë. Jam njeri unifikues. Jam mësuar gjithë jetën duke punuar në grup. Do të ëndërroja që të isha një president i fortë dhe të kisha mundësi ta bëja bashkimin e të gjitha forcave politike në Kosovë. Vetëm bashkimi dhe energjia pozitive mund të çojë shtetin drejt një perspektive dinjitoze. Nuk kam ardhë më e vjedhë Kosovën, as me përfitu nga Kosova. Kam lënë familjen dhe biznesin tim, që është më atraktiv, për të dhënë kontributin tim në këtë boshllëk që Kosova të ecë përpara. Më vjen keq që nuk kam arritur ta jap kontributin tim, jo se më ka munguar vullneti, por për shkak të konspiracioneve. Por nëse je i sinqertë në politikë, je humbës. Nuk mundem kurrë të jem i pasinqertë,” tha Pacolli.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “Behgjet Pacolli shpreh dëshirën për të qënë president i Kosovës: Do të isha fantastik, e kam shpirtin për këtë gjë. Jam njeri unifikues

  1. Krejt ju qe qeveriset Kosoven pas lufte ju ka interesuar vetem kapitali dhe jo populli, Edhe kollaboratoret e popullit ose te UCK ,s dote denohen nji here ose dote vriten nga Serbet qe ti humbasin gjurmat.

Shto Koment