Rajoni

Bëhet rivarrimi i eshtrave të të 193 ushtarëve grekë në Këlcyrë, që vdiqën në Shqipëri gjatë luftës Greko-Italiane

Eshtrat e ushtarëve, shumë prej të cilëve u mblodhën nga kodrat dhe luginat afër qytetit dhe malet e Këlcyrës, ishin të mbuluara me flamurin grek.
Featured image of article: Bëhet rivarrimi i eshtrave të të 193 ushtarëve grekë në Këlcyrë, që vdiqën në Shqipëri gjatë luftës Greko-Italiane Varrezat e ushtareve greke ne Këlcyrë

KËLCYRË- “Eshtrave të 193 ushtarëve grekë që vdiqën në Shqipëri gjatë luftës Greko-Italiane në 1940-1941 iu bë një ceremoni funerale  Greke Ortodokse të martën në varrezat ushtarake të Këlcyrës e njohur ndryshe si Kleisoura në Greqisht,”- ka thënë Ministria e Jashtme Greke.

Mitropoliti Demetrios i Gjirokastrës kreu shërbimin përkujtimor, në të cilin morën pjesë Ambasadori Grek në Tiranë Sofia Filippidou, kreu i komitetit të përbashkët të ekspertëve greko-shqiptarë për kërkimin dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë, anëtarët e komitetit grek dhe shqiptar, zyrtarët e pushtetit vendor dhe anëtarët e pakicës Greke në Shqipëri.

Nga 8.500 grekë gjithsej që vdiqën në luftën Greko-Italiane në Shqipëri, numri më i madh i tyre humbi jetën në betejat e përgjakshme të Këlcyrës dhe Përmetit.

Eshtrat e ushtarëve, shumë prej të cilëve u mblodhën nga kodrat dhe luginat afër qytetit dhe malet e Këlcyrës, ishin të mbuluara me flamurin grek.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo erdhi pas një marrëveshje dypalëshe të vitit 2009 për kërkimin, dezinterpretimin, identifikimin dhe varrosjen e ushtarëve grekë. Marrëveshja hyri në fuqi në Janar 2018. Që nga zbatimi i marrëveshjes, numri i mbetjeve të ushtarëve grekë në dy varrezat e njohura zyrtare greke në Shqipëri ka arritur në 1,050. Nga këto, 950 janë në varrezat Këlcyrës dhe 100 në fshatin Bularat, ku jetojnë anëtarë të pakicës greke.

Duke shprehur kënaqësinë e tij, që gati 70 vjet pas sakrificave të tyre, shpirtrat e ushtarëve të rënë grekë do të jenë në gjendje të pushojnë në paqe, Ministria e Punëve të Jashtme Greke përshëndeti bashkëpunimin me palën shqiptare në këtë çështje të ndjeshme dhe humanitare.

Burimi: thenationalherald

A.C/Dosja.al

Shto Koment