Politike

‘Nuk e di pse bëhem meme, gjithçka nisi nga koha kur isha ministër’ / Flet Nard Ndoka, pranon “influencën” gjithë krenari: Unë jam baba…

I pyetur nga gazetari Ervin Kurti lidhur me një koment për gjithë çfarë ndodh në rrjetet sociale, Ndoka u shpreh: Unë jam Baba.
Featured image of article: ‘Nuk e di pse bëhem meme, gjithçka nisi nga koha kur isha ministër’ / Flet Nard Ndoka, pranon “influencën” gjithë krenari: Unë jam baba… Nard Ndoka

TIRANË– Ish-deputeti i njohur Nard Ndoka, shpesh është bërë viral në rrjet për shkak të deklaratave të tij, të cilat jo pak herë janë kthyer në “meme”. I pyetur nga gazetari Ervin Kurti lidhur me një koment për gjithë çfarë ndodh në rrjetet sociale, Ndoka u shpreh: Unë jam Baba.

Pjesë nga biseda:

Nard Ndoka: Unë jam baba e memeve. Është interesante se ka krijimtari gjithë andej. Nuk e di pse ma vendosin mua e nuk i mbajnë për vete. Kam thënë kur kam qenë ministër pirja e duhanit shkurton cigaren.

Ervin Kurti: Ke thënë dita e fundit e javës është e diela.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nard Ndoka: Kjo është e vërtetë.

Ervin Kurti: Politika ta ka bërë gropën.

Nard Ndoka: Për fatin e mirë jo, as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt por kam rezistuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment