Rajoni

Befason Vuçiç! Presidenti serb: Nëse liderët e Prishtinës vendosin, dakord të takohem me Thaçin

Ndër të tjera, Vuçiç është shprehur se politika duhet që të japë shtysë që dialogu të fillojë sërish gjatë muajit korrik.
Featured image of article: Befason Vuçiç! Presidenti serb: Nëse liderët e Prishtinës vendosin, dakord të takohem me Thaçin Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI– Presidenti i Serbisë Alekasandër Vuçiç në një intervistë për ‘Politiko’ ëhstë shprehur se është i gatshëm të takohet me homologun e tij Hashim Thaçi nëse liderët e Prishtinës do të vendosin që të jenë pjesë në bisedimet e ardhshme.

“Jam gati të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme,”- deklaroi presidenti i Serbisë Aleksëndar Vuçic duke shtuar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdoj pavarësisht aktakuzës që Prokuroria Speciale i ka bërë Thaçit.

Ndër të tjera, Vuçiç është shprehur se politika duhet që të japë shtysë që dialogu të fillojë sërish gjatë muajit korrik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Ne nuk duam të ndezim edhe më shumë konflikte politike ose fizike mes serbëve dhe shqiptarëve. Dialogu duhet të vazhdojë. Përndryshe, çfarë mund të ndodhë? Cila do të ishte perspektiva e të gjithë rajonit?,”- u shpreh Vuçiç.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment