Sport

Befason Kuman, Mesi jashtë Barcelonës, nuk udhëton drejt Kievit…

“Mendoj se është momenti i duhur që Leo Mesi të pushojë. Ai dhe De Jongu kanë luajtur të gjitha ndeshjet dhe kanë udhëtuar shumë. Ndonjëherë më duhet t’i mbroj futbollistët e mi sepse kalendari është i tmerrshëm”
Featured image of article: Befason Kuman, Mesi jashtë Barcelonës, nuk udhëton drejt Kievit…
Përditësuar:

SPANJE – Sonte, në orën 21:00, në Kiev të Ukrainës, Barcelona do të përballet me skuadrën vendase të Dinamos për ndeshjen e katërt të Champions League, në grupin G. Ajo që bën përshtypje dhe i ka bërë mediat, jo vetëm spanjole, të aludojnë dhe të ndërtojnë skenarë nga më të ndryshëm, është fakti që me skuadrën katalane nuk ka udhëtuar Lionel Mesi.

Por pavarësisht kësaj, trajneri Kuman është i qartë dhe thotë, se ky vendim lidhet vetëm me faktin që ai ka luajtur shumë ndeshje dhe ka nevojë për pak pushim. Trajneri justifikohet me pozicionin ku ndodhet skuadra “blaugrana” në Champions, një vend komod dhe që nuk e kompromenton vijueshmërinë sipas holandezit.

“Kemi vendosur të mos e marrim me vete as Leon dhe as De Jongun, sepse situata në Champions është e mirë dhe mund të pushojnë. Kanë luajtur shumë sfida. Flitet gjithmonë për Mesin dhe ai ka pasur gjithmonë sukses në klubin e Barcelonës. Mendoj se është momenti i duhur që Leo Mesi të pushojë. Ai dhe De Jongu kanë luajtur të gjitha ndeshjet dhe kanë udhëtuar shumë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndonjëherë më duhet t’i mbroj futbollistët e mi sepse kalendari është i tmerrshëm. Është e pamundur t’i mbash lojtarët në formë, shikoni Roberton. Ai është dëmtuar thjesht prej numrit të lartë të ndeshjeve që ka luajtur. E njëjta gjë edhe për Ansu Fatin dhe e di gjithë bota. Por ne duhet të vazhdojmë të luajmë. UEFA dhe FIFA duhet të mendojnë pak,”- ka deklaruar trajneri Kuman për median, në përpjekje për të justifikuar vendimin e tij për të mos përfshirë Lionel Mesin në radhët e Barcelonës pëër ndeshjen e sotme ndaj Dinamos së Kievit.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment