Showbiz

“Bebushka jote e vogël”, bashkëshorti i Majlinda Bregut feston ditëlindjen, Kejda i bën urimin e veçantë të atit(Foto)

Në urimin e saj për të atin, Kejda ka zgjedhur fotot e vjetra nga e kaluara, ku shihet pranë tij në disa periudha  të nndryshme të jetës nga bebe e deri tek vajza e vogël me bishtaleca.
Featured image of article: “Bebushka jote e vogël”, bashkëshorti i Majlinda Bregut feston ditëlindjen, Kejda i bën urimin e veçantë të atit(Foto) Majlinda Bregu me bashkëshortin dhe vajzën, Kejdën

TIRANË- Bashkëshorti i ish-deputetes së PD-së, Majlinda  Bregu ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen, dhe pamje nga festimet e ditëlindjes ka ndarë në rrjetet sociale vajza e tyre, Kejda.

Në urimin e saj për të atin, Kejda ka zgjedhur fotot e vjetra nga e kaluara, ku shihet pranë tij në disa periudha  të nndryshme të jetës nga bebe e deri tek vajza e vogël me bishtaleca.

Por mes tyre shihet edhe një foto ku ajo tashmë është e rritur, një zonjushë mjaftë elegante dhe tërheqëse. Megjithatë teksa i ka uruar  ditëlindjen Kejda thotë se do të ndihet gjithmonë e vogël ose siç e quan dhe babai akoma: “Bebushka ime e vogël.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gëzuar ditëlindjen ba. Gjithmonë babushka jote e vogël”-shkruan vazja e ish-deputetes krahas fotos me të atin.

E ndërsa në  fotot e tjera vihet re që familja ka festuar për ditëlindje, duke darkuar në një restorant në kryeqyet.

A.C/Dosja.al

Shto Koment