Aktualitet

Vdes foshnja tre muajshe në Librazhd, nëna: Dola të blija qumësht dhe e gjeta të vdekur! Familja kishte humbur edhe një tjetër fëmijë

  • VIDEO/ Drama e familjes Belba në Librazhd
  • Ndërkohë ekspertët mjeko-ligjorë kanë bërë me dije se po bëhet autopsia për të zbardhur motivet që kanë bërë beben të ndërrojë jetë. Nëna e foshnjes është shprehur se ka dalë të blejë qumësht dhe kur është kthyer në shtëpi e ka gjetur fëmijën të vdekur. 
    Featured image of article: Vdes foshnja tre muajshe në Librazhd, nëna: Dola të blija qumësht dhe e gjeta të vdekur! Familja kishte humbur edhe një tjetër fëmijë Foto Ilustruese
    Përditësuar:

    LIBRAZHD– Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Librazhdit. Dosja.al mëson se bebja ka mbërritur e pajetë në spitalin e Elbasanit, për shkaqe ende të paqarta.

    Ndërkohë ekspertët mjeko-ligjorë kanë bërë me dije se po bëhet autopsia për të zbardhur motivet që kanë bërë beben të ndërrojë jetë. Nëna e foshnjes është shprehur se ka dalë të blejë qumësht dhe kur është kthyer në shtëpi e ka gjetur fëmijën të vdekur.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Familja në fjalë ka humbur edhe një tjetër fëmijë më parë për shkak të një aksidenti automobilistik. Bëhet fjalë për familjen Belba, drama e të cilës është publikuar nga Faxweb.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment