Showbiz

Bebe Rexha u tregon gishtin e mesit të gjithë njerëzve që i kërkojnë të jetë e lumtur (FOTOT)

Këngëtarja reagon duke iu ngritur gishtin e mesit çdo kujt që i ka kërkuar që ajo të ndryshojë e të jetë e lumtur.
Featured image of article: Bebe Rexha u tregon gishtin e mesit të gjithë njerëzve që i kërkojnë të jetë e lumtur (FOTOT) Bebe Rexha

SHBA– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është një ndër  këngëtaret më të suksesshme, emri i së cilës përflitet shumë në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Ajo njihet për karakterin e saj të çiltër dhe të dashur, dhe këtë e ka treguar shpesh herë në përmes postimeve që ajo bën në rrjetet sociale.

E së fundmi Bebe ka reaguar ashpër ndaj atyre njerëzve që i kanë thënë këngëtares të bëjë këngë me histori të  lumtura dhe jo ashtu siç ka bërë deri më tani ku tekstet e këngëve të saj janë pothuajse dramatike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë: Bebe duhet të buzëqeshësh më shumë. Posto më shumë fotografi duke buzëqeshur, ti dukesh kaq emocionale. Shkruaj këngë të lumtura. Bëhu e lumtur. Pra, këtu është versioni im i një fotografie të buzëqeshur. Ndaloni t’u thoni vajzave se duhet të buzëqeshin për të qenë të bukura.”- shkruan Bebe.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment