Showbiz

“Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia”, Bebe Rexha mbërrin në Bubq, bën thirrje që kjo kauzë të bëhet ndërkombëtare

Bebe ka thënë se dëshiron që kjo kauzë të  ndërkombtarizohet, në mënyrë që të ketë  edhe sa më shumë ndihma dhe mbështetje, për Shqipërinë e gjunjëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit. 
Featured image of article: “Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia”, Bebe Rexha mbërrin në Bubq, bën thirrje që kjo kauzë të bëhet ndërkombëtare Bebe Rexha

TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha me famë botërore, ka arritur  në këto momente në fshatin Bubq të Krujës në mbështetje të banorëve të prekur nga tërmeti.

Është parë  e shoqëruar nga aktori i humorit Bes Kallakut në Bubq, teksa ka treguar se ka është ndjerë  shumë keq për këtë që i ka ndodhur Shqipërisë.

Me paratë që ajo ka arritur të mbledhë, këngëtarja ka thënë se do të ndërtohen 2 shtëpi. Ndër të tjera ajo ka thënë se dëshiron që kjo kauzë të  ndërkombtarizohet, në mënyrë që të ketë  edhe sa më shumë ndihma dhe mbështetje, për Shqipërinë e gjunjëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.

Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë.”-ka thënë Bebe.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Një Koment në ““Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia”, Bebe Rexha mbërrin në Bubq, bën thirrje që kjo kauzë të bëhet ndërkombëtare

  1. Je fantastike bebe rexho

Shto Koment