DiasporaRajoni

BE thirrje Kosovës për formimin e qeverisë: Është në interes të vendit si dhe të normalizimit të raporteve me Serbinë

Në një postim në Twitter, BE shkroi dhe për takimin e ambasadorit të saj, në Kosovë,  Tomáš Szunyog dhe Kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Featured image of article: BE thirrje Kosovës për formimin e qeverisë: Është në interes të vendit si dhe të normalizimit të raporteve me Serbinë Tomáš Szunyog dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të formojnë qeverinë sa më parë. Në një postim në Twitter, BE shkroi dhe për takimin e ambasadorit të saj, në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe Kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt. BE shkruan se formi i qeverisë sa më shpejtë është në interes të të gjitha partive politike si dhe në normalizimin e raporteve me Serbinë.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë pati një bisedë të mirë me Ramush Haradinajn. Është e rëndësishme që të formohet qeveria dhe presidenti të zgjidhet sa më shpejtë. Është në interesin e të gjitha partive politike që ta kenë të mundur progresin në rrugën evropiane si dhe në normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë”, shkruan BE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i BE

LAJMI KRYESOR: Kosova pas zgjedhjeve/ Kurti bisedë me profesorë të Harward-it për përmirësimin e mësimit

(I.A/dosja.al)

Shto Koment