Rajoni

BE tha “JO”/ Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kërcënojnë: Ditët e Zaevit janë të numëruara!

VMRO-DPMNE në një komunikatë të përbashkët bëjnë me dije se nëse Zave do pranonte me herët "paaftësitë" e tij, atëherë dëmet ndaj Maqedonisë sipas tyre do të ishin më të vogla.
Featured image of article: BE tha “JO”/ Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kërcënojnë: Ditët e Zaevit janë të numëruara! Zoran Zaev

Maqedoni e Veriut- Partitë opozitare në Maqedoni kanë dalë kundër kryeministrit Zaev dhe akuzojnë këtë të fundit për përgjigjen negative nga BE për moshapjen e negociatave. VMRO-DPMNE në një komunikatë të përbashkët bëjnë me dije se nëse Zave do pranonte me herët “paaftësitë” e tij, atëherë dëmet ndaj Maqedonisë sipas tyre do të ishin më të vogla.

Janë të numëruara ditët e Zoran Zaevit. Po shihet fundi i bandës kriminale në krye me të amnistuarin Zaev. Përfundon koha e tenderëve dhe granteve kriminal zhvatjeve, trysnisë politike, padrejtësisë, mosndëshkimi i krimit. Vjen koha kur politikanët nuk do të jenë sinonim i premtimeve të rreme dhe pritjeve të parealizueshme. Është koha për politikanë të ndershëm”- thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Partitë opozitare theksojnë se ka ardhur koha për reforma dhe për politikanë që ndërtojnë të ardhmen e Maqedonisë me projekte dhe politika në interes të qytetarëve, shkruajnë mediat maqedonase.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmon lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi pas diskutimeve nuk arrit një “Po”.  Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment