Aktualitet

BE publikon listën e përditësuar, shtetasit e këtyre vendeve mund të lëvizin drejt BE-së

Zyrtarët thanë se vendimi ishte marrë “duke vënë në fuqi një politikë komplekse që kërkon të balancojë shqetësimet shëndetësore me politikën, diplomacinë dhe nevojën e dëshpëruar për të ardhura nga turizmi”. BE publikoi për herë të parë listën e vendeve të sigurta në 30 qershor me 15 vende.
Featured image of article: BE publikon listën e përditësuar, shtetasit e këtyre vendeve mund të lëvizin drejt BE-së Foto ilustruese

TIRANË– Në një kohë që bota po përballet me pandeminë e Covid-19 prej më shumë se gjashtë muajsh, edhe udhëtimet janë bllokuar për shumë shtete. Sëfundmi Bashkimi Europian ka përditësuar listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit, duke hequr totalisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kufijtë e vendeve anëtare të BE-së do të qëndrojnë të mbyllur jo vetëm me Shqipërinë, por edhe për Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat ishin të përfshira fillimisht në këtë listë. Gjermania dhe Austria nuk këshillojnë udhëtimin në asnjë prej vendeve të Ballkanit, duke lëshuar një paralajmërim udhëtimi kundrejt rajonit.

Në këtë mënyrë shqiptarët nuk mund të rezervojnë as udhëtime tranzit që kalojnë në një prej vendeve të BE-së, por vetëm rezidentët mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë, por për qytetarët e tjerë kufijtë e vendeve fqinjë janë të mbyllura.

Duke filluar nga java e ardhshme, udhëtarët që shkojnë në Gjermani nga të ashtuquajturat “zona të rrezikut” do t’u kërkohet të bëjnë një provë koronavirusi,  duke e bërë Gjermaninë vendin e parë në Bashkimin Evropian që kërkon testimin e detyrueshëm.   Gjermania dhe Austria nuk këshillojnë udhëtimin në asnjë prej vendeve të Ballkanit, duke lëshuar një paralajmërim udhëtimi kundrejt rajonit.

Vende si  Gjermania, Holanda, Austria kanë mbyllur kufijtë edhe për qytetarët serbë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve. Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) njoftuan se qytetarët e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Marokut, Zelanda e Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë, Uruguait tani do të lejohen të udhëtojnë  në zonën Shengen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zyrtarët thanë se vendimi ishte marrë “duke vënë në fuqi një politikë komplekse që kërkon të balancojë shqetësimet shëndetësore me politikën, diplomacinë dhe nevojën e dëshpëruar për të ardhura nga turizmi”. BE publikoi për herë të parë listën e vendeve të sigurta në 30 qershor me  15 vende.

Një vendim i tillë erdhi si rezultat i një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve ditore në këto rajone.

Burimi: DW

A.C/Dosja.al

Shto Koment