Bota

BE përfundon kontratën me vaksinën AstraZeneca: Ne nuk e rinovuam porosinë pas qershorit

BE akoma nuk ka porositur doza të vaksinës AstraZeneca, edhe pse kontrata mes tyre mbaron në qershor. Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton ka thënë se porosia mbas qershorit nuk do të rinovohet, duke pritur doza të vaksinave Pfizer-BioNTech.
Featured image of article: BE përfundon kontratën me vaksinën AstraZeneca: Ne nuk e rinovuam porosinë pas qershorit vaksina astrazeneca

EUROPA- Bashkimi Evropian nuk ka bërë ende ndonjë porosi të re për vaksinat AstraZeneca përtej qershorit kur përfundon kontrata e tyre. Reuters shkruan se lajmin e ka bërë të ditur të dielën Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton.

Komisioneri Breton tha se ai priste që kostot e porosisë së fundit të BE për më shumë doza të vaksinave Pfizer-BioNTech do të ishin më të larta se versionet e mëparshme.

Komisioni muajin e kaluar nisi veprimet ligjore kundër AstraZeneca për mosrespektimin e kontratës së saj për furnizimin e vaksinave COVID-19 dhe për mungesën e një plani “të besueshëm” për të siguruar shpërndarjen në kohë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne nuk e rinovuam porosinë pas qershorit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- tha Breton, duke shtuar se ishte “një vaksinë shumë e mirë”.Shqetësimet janë rritur për efektet anësore të mundshme të vaksinës anglo-suedeze COVID-19.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment