LIVE UPDATES
Aktualitet

BE për marrëveshje tregtare ‘unikale’ me Britaninë e Madhe

12 Shkurt 2020, 08:06 Nga DOSJA
BE për marrëveshje tregtare ‘unikale’ me Britaninë e

BE është e gatshme t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë më parë” si marrëveshje tregtare tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por jo pa paraqitur kërkesa të veta. Ursula von der Leyen e deklaroi këtë në Strasburg, në lidhje me ato që priten të jenë negociata të vështira për të ardhmen e tregtisë midis bllokut të BE dhe Britanisë së Madhe, që u largua nga BE.

Presidentja e përshëndeti thirrjen e fundit të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson që Mbretëria e Bashkuar pas Brexit-it të bëhet “kampione globale e tregtisë së lirë”. Eurodeputetëve ajo u tha se edhe BE e mirëpret një sistem tregtar “më të drejtë dhe më të fortë”.

“Një sistem tregtar që është i hapur nga njëra anë, dhe është i drejtë nga ana tjetër,” tha ajo. Presidentja e Komisionit i vlerësoi marrëveshjet e tanishme tregtare të lidhura me Japoninë dhe Kanadanë, duke thënë se BE është e gatshme t’i ofrojë Britanisë së Madhe “diçka që nuk e kemi ofruar kurrë, kurrë më parë për këdo tjetër”. BE ka përfytyrimin për një marrëveshje pa dogana dhe kuota tregtare për të gjitha mallrat, tha Presidentja.

BE: ‘Jo iluzione’ për shërbimet financiare

“Një model i ri tregtie, qasje unike,” vazhdoi ajo. “Por sigurisht kjo kërkon garanci korresponduese për konkurrencë korrekte dhe standarde sociale, mjedisore dhe të konsumatorëve.” Të gjitha marrëveshjet tregtare vijnë “jo vetëm me të drejta, por edhe me detyrime nga të dyja palët”, tha ajo.

Në lidhje me shërbimet financiare – një sektor kyç për ekonominë e Britanisë së Madhe – Michel Barnier, kryenegociatori i BE për Brexit-it dhe theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të ketë “asnjë iluzion për këtë çështje; nuk do të ketë asnjë ekuivalent të përgjithshëm, global ose të përhershëm në shërbimet financiare”.

Më herët, shefi i thesarit në Mbretërinë e Bashkuar Sajid Javid, tha në një artikull për të përditshmen e biznesit City A.M. se Britania është e prirur të zhvillojë një “marrëdhënie të qëndrueshme” me BE për shërbimet financiare. Ai theksoi nevojën “për të trajtuar nevojat afatgjata të industrisë për një proces të besueshëm ekuivalent”, duke iu referuar kornizës së BE për qasje në tregjet financiare të të gjithë BE. Javidi beson se arritja e ekuivalencës nuk duhet të jetë “e ndërlikuar” dhe shtoi se rregulloret duhet të jenë “të pajtueshme”, por jo domosdoshmërisht “identike”.

‘Modeli’ australian?

Von der Leyen u shpreh e habitur, megjithatë, që Johnson përmendi kohët e fundit “modelin australian”, pasi BE-ja aktualisht nuk ka një marrëveshje tregtare me Australinë, por po kërkon ta ndryshojë këtë gjendje. “Ne thjesht jemi në momentin kur po biem dakord me Australinë që duhet t’i japim fund kësaj situate dhe po punojmë për një marrëveshje tregtare me ta,” tha von der Leyen, duke shtuar se “natyrisht Mbretëria e Bashkuar mund të vendosë për më pak, unë personalisht besoj se duhet të jemi më ambiciozë”.

Ambicia reciproke e tregtisë dhe një marrëveshje e përshtatshme do të “shkaktonin një konkurrencë dinamike në rritje”, nga e cila do të përfitonin të dyja palët, tha von der Leyen para Parlamentit Evropian. BE ka thënë që sa më shumë t’u përmbahet Britania e Madhe rregullave të bllokut, aq më e afërt do të jetë marrëdhënia ekonomike midis dy palëve.

Britania e Madhe u largua nga BE më 31 janar, pas 47 vjetësh anëtarësimi.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet be brexit britania e madhe marreveshja be brexit britania e madhe marreveshja

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni