Bota

BE në negociata me pesë kompani, për të siguruar vaksinat e mundshme kundër COVID-19

Informacioni mbi bisedimet në vazhdim u nda nga Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, me ministrat e shëndetësisë të BE-së në një takim në Berlin të enjten, shkruajnë mediat e huaja.
Featured image of article: BE në negociata me pesë kompani, për të siguruar vaksinat e mundshme kundër COVID-19 Foto ilustruese

BRUKSEL– Bashkimi Evropian po negocion për një marrëveshje me prodhuesit e vaksinës kundër Covid -19, si Moderna , “Sanofi”, “Johnson&Johnson”, “BioNtech” dhe “CureVac”, për blerjet paraprake të vaksinave të mundshme COVID-19

Negociatat pasojnë një marrëveshje të arritur në qershor nga katër shtete anëtare të BE-së me AstraZeneca (AZN.L) për blerjen në rradhë të 400 milion doza të vaksinës së mundshme COVID-19, në dispozicion për të 27 vendet e BE-së.

Informacioni mbi bisedimet në vazhdim u nda nga Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, me ministrat e shëndetësisë të BE-së në një takim në Berlin të enjten, shkruajnë mediat e huaja.

Bisedimet e shumta konfirmojnë qëndrimin më konfirmues të bllokut për blerjen e të dozave  të ilaçeve të mundshme COVID-19 pas blerjes masive të ilaçit Remdesivir që bëri ShBA në fillim të këtij   muaji.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më shumë se 150 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar dhe testuar në të gjithë botën, në përpjekje për të ndaluar pandeminë, prej të cilave 23 janë në prova klinike mbi njerëz dhe të paktën 3 në fazën finale.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al 

Shto Koment