LIVE UPDATES
Bota

BE mund të ndëshkojë aleatët e Putinit për burgosjen e Navalnit

11 Shkurt 2021, 17:31 Nga DOSJA
BE mund të ndëshkojë aleatët e Putinit për burgosjen e

BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka të ngjarë të vendosë ndalime udhëtimi dhe bllokime pasurish ndaj aleatëve të Presidentit rus Vladimir Putin, ndoshta qysh këtë muaj, thanë tre diplomatë. Ata thanë se Franca dhe Gjermania kanë sinjalizuar gatishmërinë për ta bërë këtë.

Sanksionet, në përgjigje të burgimit të kritikut kryesor të Putinit, Aleksej Navalni, mund të jenë të parat që do të vendosen nën një kornizë të re të miratuar në dhjetor, e cila lejon BE-në të marrë masa kundër shkelësve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Por Berlini dhe Parisi ka të ngjarë që ende të mos e japin mbështetjen për hapat më të ashpra të kërkuara nga disa aleatë evropianë, siç është ndalimi i ndërtimit të tubacionit të madh të gazit Nord Stream II nga Rusia për në Gjermani.

Presioni për sanksionet është rritur që nga java e kaluar, kur Moska i zemëroi vendet evropiane duke dëbuar diplomatë gjermanë, polakë dhe suedezë, pa e njoftuar shefin e politikës së jashtme të BE-së, i cili ishte në Moskë për një vizitë. Parisi dhe Berlini tani thonë se përgjigjja nuk duhet të mungojë.

Polonia, vendet balltike, Republika Çeke dhe Rumania kanë bërë presion për sanksione, ndërkohë që marrëveshja mes dy vendeve më të fuqishme të BE-së nënkupton që shtetet e tjera të BE-së nuk kanë gjasa t’i bllokojnë ato. Vendimi mund të merret kur ministrat e jashtëm të BE-së të mbajnë takimin e tyre të rradhës në 22 shkurt.

Ne nuk mund t’i shmangim më sanksionet,” tha një diplomat evropian. “Ekziston një konsensus duke përfshirë atë brenda në Gjermani që të ketë sanksione. Ne nuk mund të përgjigjemi në ndonjë mënyrë tjetër,” tha ai.

Gjermania ka qenë e zëshme në mbështetje të Navalnit, i cili u kurua atje për atë që Berlini thotë se ishte helmim me një agjent nervor të epokës sovjetike. Por Gjermania ka edhe lidhje të ngushta energjetike me Rusinë.

Rusia kontrollon një të tretën e tregut të gazit të Evropës. Projekti prej 11 miliardë dollarësh Nord Stream II, i drejtuar nga kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom, do të dyfishojë kapacitetin e një tubacioni ekzistues nënujor që anashkalon Ukrainën dhe privon Kievin nga tarifat e tranzitit.

Berlini, me mbështetjen e Parisit, thotë se sanksionet nuk duhet të synojnë tubacionin, pavarësisht nga masat ndëshkuese të SHBA kundër projektit dhe një rezolute të Parlamentit Evropian që kërkon bllokimin e tij.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas u tha ligjvënësve gjermanë të mërkurën se sanksionet nevojiten për të goditur rusët përgjegjës për burgimin e Navalnit. Ministria e jashtme e Francës, e pyetur nëse i mbështeste sanksionet, tha: “Zhvillimet e fundit, veçanërisht në lidhje me situatën e Aleksej Navalnit, do të merren plotësisht parasysh. Përgjigja e BE-së duhet të jetë e bashkuar, e fortë dhe gjithëpërfshirëse.”

Bashkimi Evropian tashmë ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë lidhur me aneksimin prej saj të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014. Vitin e kaluar ajo vendosi ndalime udhëtimi dhe bllokim pasurish ndaj gjashtë zyrtarëve rusë të afërt me Putinin për helmimin e Navalnit. Moska ka mohuar përgjegjësinë për sëmundjen e Navalnit dhe thotë se nuk ka parë asnjë provë që të tregojë se ai ka qenë helmuar.

Në vitin 2018, kur një ish agjent rus u helmua në Britani, në atë kohë anëtare e BE-së, bllokut iu desh më shumë se një vit për të vendosur sanksione, të cilat synonin agjentët e inteligjencës ushtarake të nivelit më të ulët sesa udhëheqjen kombëtare të Rusisë. Tani BE-ja është nën presion për të marrë masa më të fuqishme dhe më shpejt.

Dy aleatë të Navalnit, Vladimir Ashurkov dhe Leonid Volkov, u bashkuan të hënën në një thirrje me video drejtuar BE-së dhe të dërguarve nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Ukraina për të propozuar sanksione ndaj figurave të larta në qarqet e biznesit, politikës, gjyqësorit dhe sigurisë, sipas diplomatëve perëndimorë.

Marre nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bashkimi evropian bashkimi evropian

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën