Politike

BE kundër Edi Ramës, deklaratat e zyrtarëve evropianë që kërkojnë të mos miratohen ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë

Shumë zyrtarë të BE-së kritikuan përgjatë ditëve të fundit një përpjekje të kryeministrit shqiptar Edi Rama për të ndryshuar kushtetutën në një mënyrë në të cilën, kritikët thonë se i jep partisë së tij një avantazh elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Pavarësisht kritikave, Rama nuk ka dhënë shenja për tërheqje.
Featured image of article: BE kundër Edi Ramës, deklaratat e zyrtarëve evropianë që kërkojnë të mos miratohen ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 10 qershor 2020. Foto: LSA

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi të enjten në parlament se ka në plan të votojë ndryshimet në kushtetutën e vendit më 30 korrik, seanca e fundit plenare para pushimeve të verës, duke pretenduar se populli i do këto ndryshime pavarësisht protestave nga partitë kryesore të opozitës si dhe vërejtjeve nga shumë zyrtarë të BE-së.

Ndryshimet synojnë të eliminojnë koalicionet parazgjedhore mes partive të ndryshme politike dhe të rrisin pragun e nevojshëm të votave që një parti duhet të marrë për të hyrë në parlament nga 3 në 5% të votës kombëtare. Ndryshimet premtojnë gjithashtu se do t’i japin mundësi votuesit të pëqejë një pjesë të kandidatëve për deputetë që përcaktohen nga partia.

Ndryshimet janë propozuar formalisht nga një grup deputetësh që formalisht i përkasin opozitës parlamentare por që janë përjashtuar nga partitë e veta të opozitës si “tradhëtarë” dhe “të blerë” nga Rama.

Rama, partia e të cilit arriti një marrëveshje formale me Partine Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim më 4 qershor, thotë se ndryshimet e kushtetutës të mbështetura prej tij nuk preket nga marrëveshja, Gjithsesi, si opozita ashtu edhe ndërkombëtarët po e paralajmërojnë atë të mos e bëjë këtë ndryshim.

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Europian, e përsëriti këtë shqetësim në një postim në Tëitter të enjten.

“Është me rëndësi vendimtare që marrëveshja e 5 qershorit mbi reformën elektorale në Shqipëri të ruhet, duke parë nevojën për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para takimit të parë IGC,” shkroi ajo duke iu referuar një prej 15 kushteve të vendosura nga BE ndaj Shqipërisë para se takimi i parë ndërqeveritar për negocimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE të mund të kryhet.

“Çdo ndryshim ligjor shtesë uk duhet të vë në rrezik këtë objektiv primar,” shtoi ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të mërkurën, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca bëri gjithashtu thirrje për zbatimin e marrëveshjes ndërsa të martën, Johann David Ëadephul, një deputet i parlamentit federal të Gjermanisë tha se lëvizja e Ramës përbën një kundërshti të hapur nga ai dhe parlamenti shqiptar ndaj kërkesave të BE-së dhe se vë në rrezik perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Ju nuk duhe të vini në rrezik perspektivën e vendit tuaj në BE,” tha ai. “Populli shqiptar nuk e meriton këtë.”

Rama hodhi poshtë këtë kritikë duke e quajtur atë “mik i Bashës”, kreut të partisë demokratike në opozitë.

Me ndërmjetësim të fortë nga diplomatët nga SHBA dhe BE, partitë kryesore ranë dakord për një reformë elektorale më 5 qershor, një reformë që ekspertët vendës nuk e shohin si të rëndësishme për popullsinë e gjerë por që pavarësisht kësaj mund të konsiderohet si plotësim i një nga kushteve të vendosura nga Komisioni Europian për të dërguar procesin e integrimit të Shqipërisë përpara.

Gjithsesi situata është e komplikuar për shkak se partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI nuk kanë prani parlamentare dhe një marrëveshje e tillë duhet të votohet nga depputetët që janë përjashtuar nga partitë që i patën kandiduar ata. Rama pretendon se këto deputetë nuk kanë rënë dakord të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe kanë kërkuar ndryshime kushtetuese, të cilat ai po i mbështet. Opozita pretendon se deputetët në fjalë thjeshtë sa po luajnë planin e Ramës për të ndryshuar kushtetutën në një mënyrë që t’i japë partisë së tij një avantazh politik në zgjedhjet e ardhshme.

(Marrë nga Reporter.al)

Shto Koment