LIVE UPDATES
Bota

BE-Kosovë përplasen për Asociacionin, Kurti: Nuk ka kaluar testin e Kushtetutës

8 Dhjetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
BE-Kosovë përplasen për Asociacionin, Kurti: Nuk ka kaluar testin

BRUKSEL – Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përplasi në Bruksel, kreun e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku hapur ata shfaqen mospajtimet mes tyre. Asociacioni edhe pse nuk ishte përmendur të ishte pjesë e agjendës, u diskutua në Bruksel në takim të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku Kosovës iu kërkua që ta zbatojë marrëveshjen e Asociacionit.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe është arritur nga palët. Presim që marrëveshjet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht nga të dyja palët, sepse trajtimi i nevojave të komunitetit serb, është një element i rëndësishëm i procesit të normalizimit të marrëdhënieve”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë konferencës së përbashkët për medie me kryeministrin kosovar.

Kurti: Asociacioni nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

Por kryeministri Kurti u përgjigj, se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. “Janë 33 marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por Beogradi gjithnjë e përmend vetëm një marrëveshje e cila nuk e ka kaluar sprovën në Gjykatën Kushtetuese. Mbaj mend se më 31 dhjetor të vitit 2015, kur Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi, vetëm Beogradi. Prandaj bisedimet duhet të kenë synim përfitimet e qytetarëve të të dyja vendeve”, tha kryeministri Kurti.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi, nuk duhet të shihet si një proces që kënaq politikanët, por, që përfitojnë qytetarët. “Unë jam demokrat, prandaj besoj që kapitujt e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të jenë aty për të kënaqur një politikan, për t’i shpëtuar lëkurën atij apo fytyrën e një politikani tjetër, por për të ndihmuar dhe për t’u shërbyer qytetarëve. Kam frikë se ky Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe, është më shumë në shërbim të Beogradit sesa qytetarëve të varfër serbë të Kosovës, të cilëve unë u shërbej si kryeministër i republikës sonë”, tha kryeministri Kurti.

Kjo deklaratë bëri që aty për aty të reagojë shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, i cili rikujtoi Kurtit siҫ tha që “vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk e bën të pamundur themelimin e Asociacionit”. “Më duhet të them se unë jam demokrat po ashtu dhe nuk jam këtu t’i shërbej asnjë politikani të cilësdo palë. Nuk pajtohem me ju që Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo u arrit nga përfaqësuesit e dy palëve, në mirëbesim dhe në pajtim me normat ndërkombëtare dhe në kuadër të bisedimeve. Më vjen keq kryeministër, por duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. E di se ka edhe marrëveshje të tjera, të cilat nuk janë zbatuar, por çështja e Asociacionit është shumë e rëndësishme”, e përsëriti Josep Borrell.

Asociacioni kthehet në pengesë për takimin Kurti-Vuçiç

Është pikërisht çështja e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe dhe mospajtimet e Kosovës dhe Serbisë rreth saj, që po pengon një takim të kërkuar nga BE, ndërmjet presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Beogradi këmbëngul që çështja e Asociaiconit të jetë tema kryesore e dialogut, ndërsa Prishtina kërkon që të ndriçohet fati i personave të zhdukur gjatë luftës dhe çështje tjera më të ngutshme. Që nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës, në kuadër të dialogut me Serbinë ai është takuar vetëm dy herë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. E ky i fundit deklaroi në Beograd se “Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut me Kosovën porse Prishtina është ajo, e cila nuk do që dialogu të vazhdojë”. “Ne duam, duam të arrijmë edhe marrëveshje për të zhdukurit porse Prishtina nuk e do këtë. Nuk dëshiron fare të diskutojë me ne”, tha Vuçiq në Beograd.

Vetë kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell javë më parë paralajmëroi një takim të mundshëm Kurti Vuҫiq deri në fund të këtij viti, por si duket gjasat janë të vogla. “Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim, nëse kushtet nuk përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga i ngarkuari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe nga puna e tij e palodhshme, nuk ka gatishmëri në këtë pikë. Mirëpo, ende s’ka përfunduar viti dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, tha Josep Borrell. (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti josep barrell albin kurti josep barrell

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni