Rajoni

BE kërkesë qeverisë së Kosovës: Asociacioni s’mund të shmanget, duhet të merret parasysh ndryshimi i kushtetutës

Më tej, Szunyog tha se dialogu është në interes të dy palëve dhe se ofron shumë mundësi të mira për të diskutuar mbi çështjet e pazgjidhura.
Featured image of article: BE kërkesë qeverisë së Kosovës: Asociacioni s’mund të shmanget, duhet të merret parasysh ndryshimi i kushtetutës Tomas Szunyog,

KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Evropian për Kosovën,Tomáš Szunyog është shprehur se  nëse është e nevojshme duhet që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës në mënyrë që t’i bëhet vend Asosacionit të komunave me shumicë serbe. Në një intervistë për “Kosovo Online” ai ka thënë se Asosacioni nuk mund të hiqet apo të shmanget nga dialogu. Më tej, Szunyog tha se dialogu është në interes të dy palëve dhe se ofron shumë mundësi të mira për të diskutuar mbi çështjet e pazgjidhura.

“Dialogu është në interes të të dy palëve. Ai ofron një mundësi për të dy palët për të diskutuar të gjitha çështjet e pazgjidhura me njëra-tjetrën. Bashkësia e komunave serbe është një nga këto çështje. Një diskutim mbi këtë nuk mund të shmanget nëse duam të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Prishtinës dhe Beogradit. Hapi tjetër, i cili duhet të ndërmerret sa më shpejt të jetë e mundur, është që drafti i statutit të Asociacionit t’u paraqitet negociatorëve kryesorë të të dy palëve. Ne e kuptojmë që drafti i statutit është përgatitur siç parashikohet në marrëveshjen e vitit 2015. Ajo që na duhet është që Prishtina të pranojë të marrë pjesë në këtë diskutim. Para së gjithash, kjo varet nga ajo që do të bihet dakord. Në parim, sapo të arrini një marrëveshje ndërkombëtare, duhet të merren parasysh rregullimet e nevojshme ligjore për ta integruar atë në rendin ligjor të brendshëm. Kjo vlen si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka thënë Szunyog.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej disa kohësh dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar për shkak të çështjes së Asosacionit. Palët deri tani nuk kanë pranuar që të kthehen në bisedime pasi Serbia po kërkon që t’i rikthehet edhe njëherë çështjes për Asosacionin e komunave me shumicë serbe

(I.A/dosja.al)

Shto Koment