Rajoni

BE jep donacionin/ Dhuron për Kosovën dhjetëra shtretër, teste dhe aparatura spitalore

Në këtë donacion përfshihen dhjetëra shtretër spitalorë, aparatura matëse e diagnostikuese dhe pajisje të tjera mjekësore.
Featured image of article: BE jep donacionin/ Dhuron për Kosovën dhjetëra shtretër, teste dhe aparatura spitalore Natalia Apostolova,

KOSOVË– Bashkimi Evropian ka vendosur që t’i dhurojë Kosovës pajisje mjekësore. Lajmin e ka bërë të ditur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, e cila ka thënë se donocioni kishte vlerën e 800 mijë eurove sakaq u  ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kenë kujdes ndaj pandemisë së Covid-19.

“I gjithë ky është një donacion në vlerë 800 mijë euro, që vjen në kuadër të pakos 10-milionëshe. Por ju lutem respektoni kufizimet për të luftuar pandeminë. Për momentin shohim se kudo në Prishtinë dhe Kosovës njerëzit po dalin pa respektuar distancimin shoqëror, pa vendosur maska dhe pa qenë fare të vetëdijshëm për pasojat e mëvonshme.”– ka thënë ajo.

Bëhet me dije se në këtë donacion përfshihen dhjetëra shtretër spitalorë, aparatura matëse e diagnostikuese dhe pajisje të tjera mjekësore.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë numri në total i personave të prekur nga sëmundja vdekjeprurëse ka shkuar rreth 3 mijë persona sakaq që nga fillimi i pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 54 qytetarë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment