Bota

BE-ja zgjat zyrtarishtë snaksionet e saj kundër Rusisë edhe për 6 muaj të tjerë 

Udhëheqësit e BE vendosën në fillim të këtij muaji të zgjasin masat kufizuese për shkak të ngurrimit të Moskës për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e Minsk që synon të vendosë një armëpushim në Ukrainën Lindore. Sipas mediave të huaja njoftimi zyrtar i së hënës rinovon sanksionet ekonomike deri më 31 janar 2021.
Featured image of article: BE-ja zgjat zyrtarishtë snaksionet e saj kundër Rusisë edhe për 6 muaj të tjerë  Foto Ilustruese

BRUKSEL- BE të hënën zgjati zyrtarisht sanksionet e saj kundër Rusisë për gjashtë muaj të tjerë.

Udhëheqësit e BE vendosën në fillim të këtij muaji të zgjasin masat kufizuese për shkak të ngurrimit të Moskës për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e Minsk që synon të vendosë një armëpushim në Ukrainën Lindore. Sipas mediave të huaja njoftimi zyrtar i së hënës rinovon sanksionet ekonomike deri më 31 janar 2021.

Blloku prezantoi masa kufizuese në 2014 në përgjigje të “veprimeve destabilizuese të Rusisë kundër Ukrainës”. Sipas vendimit, disa banka dhe kompani ruse kanë qasje të kufizuar në tregjet e kapitalit të BE-së dhe gjithashtu u ndalohet të marrin ndihmë financiare nga ato evropiane.

Masat ndalojnë gjithashtu tregtinë e të gjitha mallrave të lidhura me mbrojtjen, si dhe teknologjive të ndjeshme që mund të përdoren në sektorin e energjisë ruse. Në një vendim të veçantë, BE në fillim të këtij muaji gjithashtu zgjati sanksionet e saj ekonomike kundër Krimesë dhe portit të Sevastopolit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

BE, Asambleja e Përgjithshme e KB dhe Turqia të gjithë e konsiderojnë aneksimin e Krimesë nga Rusia 2014 si të paligjshëm.

Ukraina gjithashtu fajëson Kremlinin për dhunën separatiste në Ukrainën lindore pranë kufirit me Rusinë. Rreth 13,000 njerëz janë vrarë në atë konflikt, një e katërta e tyre civilë, dhe deri në 30,000 të plagosur, tha KB vitin e kaluar.

Burimi: AA

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment