
BRUKSEL-Bashkimi Evropian mund të vendosë brenda pak ditësh, sanksione ndaj Turqisë. Sipas mediave të huaja, këtë e deklaruar kreu i Këshillit Evropian Charles Michel. Charles ka paralajmëruar se në samitin e 10 dhjetorit, krerët e shteteve evropiane do të diskutojnë paketën e sanksioneve dhe kështu sipas tij loja e “maces dhe miut”, duhet të marrë fund.
“Vlerësimi për përparimin e bërë për kërkesat e tetorit nuk është pozitiv. Loja e “maces me miun” duhet të marrë fund. Javën tjetër do të mblidhemi me krerët e 27 shteteve anëtare për të diskutuar hapat e radhës. Turqia duhet të ndalojë provokimet e saj, retorikën e saj armiqësore,“-ka thënë ai.
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Turqisë të hedhë të gjitha hapat e nevojshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për ujërat e diskutueshme territoriale me Greqinë, që rrezikojnë të përfshijnë dy anëtarët e NATO-s në një konflikt të armatosur të paprecedentë. Por, Turqia ka vazhduar me provokimet duke dërguar anijen e saj Oruç Reis për kërkime. Vendimi për kthmin e anijes në port është marrë 4 ditë më parë.
(k.a/dosja.al)