LIVE UPDATES
Bota

BE-ja i vendos sërish sanksione Bjellorusisë, të pestat në radhë

30 Nëntor 2021, 21:08 Nga DOSJA
BE-ja i vendos sërish sanksione Bjellorusisë, të pestat në

BJELLORUSI- Bashkimi Evropian pritet të miratojë pakon e pestë të sanksioneve kundër Bjellorusisë, ku do të sanksionohen 17 persona dhe 12 entitete. Personat që pritet të sanksionohen janë të përfshirë, në atë që blloku evropian thotë se është orkestrim i Minskut për krizën që ka lënë mijëra migrantë në kushte të rënda në kufirin ndërmjet Bjellorusisë dhe BE-së.

Radio Evropa e Lirë ka parë dokumentin, që pritet të miratohet nga BE-ja më 1 dhjetor. Në listën e sanksioneve është përfshirë kompania kombëtare ajrore, Belavia, por edhe kompani të turizmit që akuzohen se kanë ndihmuar në transportimin e migrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme, e të cilët më pas janë nisur drejt kufijve të BE-së.

Në listën e sanksioneve janë edhe disa gjyqtarë dhe figura të tjera të sektorit gjyqësor në Bjellorusi, siç janë edhe prokurorët që kanë thënë se kanë ndihmuar regjimin e Aleksander Lukashenkos që të shtypë disidentët pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të gushtit të vitit 2020. Opozita thotë se këto zgjedhje janë manipuluar, por Lukashenko pretendon se i ka fituar.

“Duke pasur parasysh peshën e situatës në Bjellorusi, 17 persona dhe 12 entitete duhet të përfshihen në listën e personave dhe entiteteve që janë subjekt i masave kufizuese”, thuhet në dokument, për të cilin anëtarët e bllokut janë pajtuar paraprakisht më herët gjatë këtij muaji.

BE-ja e akuzon Lukashekën për “luftë hibride” duke lejuar migrantët që të arrijnë me avionë në Bjellorusi dhe më pas duke i dërguara ata drejt kufijve të bllokut si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që BE-ja më herët ka vendosur ndaj Bjellorusisë për shkak të shtypjes së protestave të opozitës.

Polonia, Letonia dhe Lituania kanë ngritur gardhe dhe kanë dërguar mijëra roje kufitare, ushtarë e policë për të ruajtur kufirin, ku mijëra migrantë po qëndrojnë në temperatura të ulëta, teksa përplasjet mes Bjellorusisë dhe BE-së po vazhdojnë. Të paktën 11 migrantë kanë vdekur në muajt e fundit, kanë thënë grupet e ndihmës.

Në rastin e kompanisë Belavia, BE-ja tha se Lukashenko ka premtuar mbështetjen e tij, pasi blloku ia hoqi të drejtat e udhëtimit të gjitha kompanive ajrore bjelloruse. Kjo kompani, ndërkaq, kishte udhëzuar punëtorët e saj që të mos protestonin kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, protesta që u shtypën nga regjimi i Lukashenkës.

“Migrantët që duan të kalojnë në kufijtë e bllokut kanë fluturuar drejt Minskut, përmes fluturimeve që operohen nga Belavia, nga një numër i shteteve në Lindjen e Mesme… Në mënyrë që të lehtësojë këtë, Belavia ka hapur rrugë të reja ajrore dhe ka rritur numrin e fluturimeve në rrugët ekzistuese”, thuhet në dokumentin e BE-së.

“Prandaj, Belavia ka kontribuar në aktivitetet që regjimi i Lukashenkës ka lehtësuar për kalimet e paligjshme të kufijve të jashtëm të bllokut”, thuhet në dokument.

Së fundmi, autoritetet bjelloruse kanë larguar kampet e improvizuara të migrantëve në kufi, dhe kanë transferuar rreth 2,000 persona në një depo, që është shndërruar në një qendër strehimi. Po ashtu autoritetet kanë lejuar që migrantët të kthehen në vendet e tyre të origjinës përmes transportit ajror.

Disa prej migrantëve, që ende janë në Bjellorusi, thonë se kanë shpenzuar mijëra dollarë që të ikin nga vendet e tyre për një jetë më të mirë në BE, por më pas janë keqtrajtuar nga autoritetet polake dhe bjelloruse.

Lukashenko e akuzon BE-në se ka dështuar që të respektojë ligjet ndërkombëtare për azil, pasi po ua refuzon hyrjen migrantëve. Kriza me migrantë ka rritur tensionet midis Rusisë dhe BE-së. Presidenti rus, Vladimir Putin, që ka mbështetur Lukashenkën në shtypjen e protestave opozitare, po ashtu po mbështet Bjellorusinë sa i përket krizës me migrantë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko bjellorusi poloni aleksandër lukashenko bjellorusi poloni

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni