Diaspora

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës: Të gjithë vendet duhet t’i njohin krimet e luftës

Sipas Gazeta Express, në njoftim thuhet se zyrtarët në të gjitha shtetet që synojnë integrim në BE duhet të jenë të gatshëm të respektojnë vlerat europiane, përfshirë trajtimin me respekt të viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës.
Featured image of article: BE-ja dënon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës: Të gjithë vendet duhet t’i njohin krimet e luftës Foto ilustruese

KOSOVË-Bashkimi Europian ka bërë thirrje që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë. Sipas Gazeta Express, në njoftim thuhet se zyrtarët në të gjitha shtetet që synojnë integrim në BE duhet të jenë të gatshëm të respektojnë vlerat europiane, ku përfshihet dhe njohja e krimeve të luftës.

“Bashkimi Evropian refuzon dhe dënon çfarëdo mohimi, relativizmi apo keqinterpretimi të gjenocidit në Srebrenicë. Vitin e kaluar shënuam 25 vjetorin e genocidit në Srebrenicë, një prej kapitujve më të errët në historinë moderne të Europës. Është koha që të gjithë liderët politikë në rajon të udhëheqin rrugën drejt respektimit të viktimave dhe promovojnë pajtimin. Unioni është bashkim i vlerave dhe se mohimi i fakteve të dëshmuara dhe dokumentuara mirë për ngjarjet e luftës, përfshirë edhe krimet e luftës, shkojnë kundër themeleve të këtyre vlerave,“-thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi i Bashkimit Evropian ka ardhur pasi ministri i Drejtësisë dhe Pakicave në Mal të Zi, Vladimir Leposavic, na një intervistë ka thënë se nuk është i gatshëm të pranojë gjenocitin në Srebrenicë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment