Aktualitet

BE heq nga axhenda integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Mësohet se nesër do të ketë një diskutim të shkurtër, vetëm 10 minuta ç’ka tregon se nuk ka dakordësi mes shteteve për kuadrin negociues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Featured image of article: BE heq nga axhenda integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë
Përditësuar:

BRUKSEL– Kuadri negociues me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga axhenda e ambasadorëve të Bashkimit Europian për shkak të mungesës së dakordësisë së Bullgarisë për Traktatit e Miqësisë me Maqedoninë e Veriut.

Në këtë fazë nuk mund të thuhet as nëse do të mund të ketë konkluzione për zgjerimin gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane më 8 dhjetor.

Mësohet se nesër do të ketë një diskutim të shkurtër, vetëm 10 minuta ç’ka tregon se nuk ka dakordësi mes shteteve për kuadrin negociues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nuk është e pamundur që çështja e zgjerimit të mos ngrihet, por agjenda është tashmë e plotë,” u tha në Bruksel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenca gjermane e Këshillit të BE thotë se ata janë të irrituar nga pamundësia e përparimit në çështjen e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, e cila, të paktën tani për tani, ka bllokuar procesin e miratimit të konkluzioneve për të gjitha vendet e zgjerimit.

Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të arritur një kompromis, por është e pamundur ta bëjmë deri më tani. Ne jemi të pakënaqur me faktin se Bullgaria po bllokon negociatat e pranimit për shkak të çështjeve bilaterale historike që nuk i përkasin kontekstit të zgjerimit,” tha diplomati i lartë i BE.

Ai deklaron se për shkak të bllokimit të kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, edhe Shqipëria është bllokuar. Në Bruksel, ata vërejnë se negociatat po vazhdojnë, por se nuk ka shumë optimizëm rreth rezultatit pozitiv deri në fund të vitit.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment