Bota

BE: E gatshme për të diskutuar heqjen e pasaportës së vaksinave, OBSH: Lëvizja e SHBA, historike!

Bashkimi Evropian ka thënë se është i gatshëm të diskutojë propozimin, i mbështetur tashmë nga Shtetet e Bashkuara.
Featured image of article: BE: E gatshme për të diskutuar heqjen e pasaportës së vaksinave, OBSH: Lëvizja e SHBA, historike! Ursula von der Leyen

BRUKSEL– Pasi presidenti Joe Biden shprehu mbështetjen e tij për pezullimin e pasaportës për vaksinat kundër COVID-19, edhe komisionerja e Parlamentit Europian, Von der Leyen është shprehur e gatshme për të diskutuar heqjen dorë nga kjo pasaportë.

The Guardian shkruan se Bashkimi Evropian ka thënë se është i gatshëm të diskutojë propozimin, i mbështetur tashmë nga Shtetet e Bashkuara.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha sot: “BE është gjithashtu e gatshme të diskutojë çdo propozim që adreson krizën në një mënyrë efektive dhe pragmatike. Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të diskutojmë se si propozimi i SHBA për heqjen dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat Covid-19 mund të ndihmojë në arritjen e këtij objektivi

Nga ana tjetër, ka ardhur edhe reagimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e ka quajtur lëvizjen e SHBA-së, historike.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment