Bota

BE do të zbulojë planin 1 trilionë euro për rimëkëmbjen pas koronavirusit

Përhapja globale e koronavirusit e ka futur BE-në në recesionin e saj më të thellë ndonjëherë, dhe propozimi i Komisionit do të përcaktojë për të ndihmuar vendet më të prekura.
Featured image of article: BE do të zbulojë planin 1 trilionë euro për rimëkëmbjen pas koronavirusit Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

BRUKSEL– Komisioni Evropian do të zbulojë këtë të mërkurë një plan për të ndihmuar ekonominë e Bashkimit Europian për të rikuperuar goditjen e madhe që i ka dhënë përhapja e Covid-19.  Mësohet se do të jetë një përzierje mes granteve, kredive dhe garancive që tejkalojnë 1 trilionë euro, por do të duhet të fitojnë ndaj vendeve anëtare skeptike.

Përhapja globale e koronavirusit e ka futur BE-në në recesionin e saj më të thellë ndonjëherë, dhe propozimi i Komisionit do të përcaktojë për të ndihmuar vendet më të prekura.

Pavarësisht nëse paketa e rimëkëmbjes arrin në 500 miliardë euro apo edhe një trilion, detajet e planeve të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen po priten me padurim.

Mësohet se në 13:30 me orën lokale të Brukselit, Leyen do të deklarojë sesi Komisioni planifikon të financojë paketën e rimëkëmbjes dhe si do të akordohet për vendet që kanë nevojë për të.

Qëllimi është të ndihmojmë vendet dhe sektorët e goditur më keq nga pandemia Covid-19 për të mbrojtur tregun e vetëm të BE-së prej 450 milion njerëzve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është e nevojshme sepse vende si Italia, Greqia, Franca, Portugalia apo Spanja, të ngarkuar me një borxh të lartë dhe të mbështetur thellësisht në turizëm, do ta kenë më të vështirë sesa vendet në veri për të rifilluar ekonomitë e tyre.

Kujtojmë që Italia deri më sot  32,955 vdekje nga Covid-19 dhe Spanja me 27,940 vdekje, kërkojnë ndihmë ekonomike në formën e granteve më shumë sesa të kredive. Gjermania është pajtuar me Francën që paratë duhet të grumbullohen në tregjet e kapitalit që është një lëvizje e madhe për Berlinin në drejtim të huazimit të përbashkët të borxhit prej vendeve të BE-së.

Burimi: Erucativ

 A.C/Dosja.al

Shto Koment