SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
KOSOVË- Bashkimi Evropian vendosi të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 17 tetor.
Vendimi vjen në përgjigje të një kërkese të bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në njoftimin e BE-së thuhet se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, emëroi deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, shef të misionit vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë.
Pas këtij vendimi, Borrell tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian dhe në forcimin e qeverisjes demokratike.
“Për të tretën herë, ne do t’i vëzhgojmë zgjedhjet komunale në Kosovë përmes një misioni të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Besoj se prania e këtij misioni do të kontribuojë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, si dhe të ndihmojë reformat e nevojshme zgjedhore për të ardhmen. Presim që të vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës për të forcuar procesin zgjedhor, në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet e misioneve tona”, tha Borrell.
Mandl tha se është i nderuar për besimin që i është dhënë me emërimin.
“Jam i bindur se misioni do të sjellë një vlerë të shtuar në procesin zgjedhor. U gëzohem takimeve dhe angazhimit me autoritetet në terren, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe pjesëmarrësit tjerë në procesin zgjedhor”, tha ai.
Sipas një njoftimi të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, dhjetë ekspertë zgjedhorë janë vendosur tashmë në Prishtinë.
Deri në mes të shtatorit, atje do të arrijnë edhe 22 vëzhgues afatgjatë.
Misioni do të përforcohet me vëzhgues afatshkurtër gjatë ditës së zgjedhjeve, përfshirë edhe në rast të rundit të dytë, më 14 nëntor./REL/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI- Më 13 dhe 14 shtator,kancelarja gjermane do të bëjë udhëtimin e saj të lamtumirës në Ballkanin Perëndimor. Në Beograd dhe Tiranë ajo do të zhvillojë b...
GREQI- Një qark i përfshirë në trafikimin sistematik të emigrantëve nga Greqia në në drejtim të Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të tjera europiane u çmon...
AUSTRI- Një burrë e mbajti kufomën e mumifikuar të nënës së tij në një bodrum për më shumë se një vit, ndërsa vazhdoi të merrte pagesat e saj të pensionit, thot...
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko filpçe në një intervistë për shtyp, e para pas tragjedisë së djeshme në spital...
MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut është në zi pas zjarrit tragjik që u mori jetën 14 personave duke lënë të plagosur 12 të tjerë pas shpërthimit të një spi...
ITALI– Ata po përgatiteshin për të organizuar dhunë dhe sulme në protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm në Romë të planifikuar për 11 dhe 12 shtator. ...
SHBA– Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi kërkesat më gjithëpërfshirëse të vaksinës kundër Covid-19 të enjten, të cilat do të prekin afërsisht 100 mil...
RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai dhe homologu i tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, janë pajtuar për treg të përbashkët të gazit, tek...
PEJË- Arton Muhaxheri, bashkëpunëtori i ngushtë i Astrit Ademajt, ka thënë se dje gjatë gjithë ditës kishte qenë bashkë me të dhe se nuk e kishte vërejtur ...
BRITANI E MADHE- Një shqiptar në Britaninë e Madhe, i cili punonte në një restorant ka fituar gjyqin me eprorët e tij pas thirrjeve të tyre raciste, shkruan The...