Politike

Integrimi në BE/ Komisioni Europian propozon sot kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sot KE pritet të propozojë kuadrin e negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Featured image of article: Integrimi në BE/ Komisioni Europian propozon sot kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

BRUKSEL– Komisioni Europian pritet që të propozojë sot kuadrin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedorinë e Veriut. Tanimë Shqipëria do të shkojë më e sigurt drejt Brukselit, pasi disa ditë më parë u plotësua një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negocitatve; Reforma Zgjedhore.

Pas disa muajsh debate, bojkote dhe ndërprerje nga pandemia e koronavirusit, palët politike në Shqipëri më në fund ranë dakord për Reformën Zgjedhore, duke i “hequr vizën” një prej kushteve të Këshillit Europian të vendosur në tetor 2019 për Shqipërinë.

Ndërkohë ka nisur edhe punë për plotësimin e kushteteve të tjera, ku një rol të rëndësishëm luan edhe Reforma në Drejtësi.  Po ashtu kërkohet që të luftojë azil kërkimin e shtetasve shqiptarë përfshi pranimin e të dëbuarve nga BE. Të kryejë amendimet e ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e komisionit të Venecias., si dhe duhet të demonstrojë progres në respektimin e ligjit të vitit 2017 për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Kusht ky i shtuar së fundmi nga ana e Greqisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ndryshe nga ne, pa asnjë kusht Maqedonia e Veriut pret çeljen e negociatave.

Pak kohë më parë, Bashkimi Evropian i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ‘dritën jeshile’ për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Në fund të afatit vendet anëtare do t’i kërkojnë Komisionit Evropian një raport për përmbushjen e kushteve, nga të cilat do të varet edhe fati i vendit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment