Bota

BE bllokon fondet për gjashtë qytetet që e shpallën veten ‘Zona pa LGBT’

Mediat kanë raportuar se këtë vendim e ka marrë Komisioni Evropian pasi t unioni mbron barazinë për të gjithë njerëzit.
Featured image of article: BE bllokon fondet për gjashtë qytetet që e shpallën veten ‘Zona pa LGBT’ Foto Ilustruese

POLONI– Bashkimi Evropian  ditën e sotme ka bllokuar bllokuar fondet e “binjakëzimit” për gjashtë qytete të Polonisë duke qenë se se së dundmi  ato e shpallën veten “LGBT-Free.”

Mediat kanë raportuar se këtë vendim e ka marrë Komisioni Evropian pasi t unioni mbron barazinë për të gjithë njerëzit.

“Vlerat dhe të drejtat themelore të BE duhet të respektohen nga vendet anëtare dhe autoritetet shtetërore. Prandaj gjashtë qytetet e vllazëruara nga autoritetet në Poloni që u shpallën ‘Zona pa LGBTI’ apo miratuan rezolutat e  ‘të drejtës së familjes’ ne i refuzojmë”– tha komisionerja e BE për barazinë Helena Dalli, në një koment.

Qytezat kishin aplikuar në programin e binjakëzimit të BE, për të “garantuar marrdhënie paqësore” dhe “përforcuar miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë” mes qytetarëve evropianë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë programi evropian i binjakëzimit jep fonde deri në €25,000 për nisma të tilla por që për fatin e keq të qyteteteve tashmë janë anuluar. Sakaq zyrtarë të tjerë të Komisionit evropian kanë thënë se gjashtë aplikimet janë refuzuar sepse përfaqësuesit nuk dhanë sigurinë e mjaftueshme se projekti përshtatet me tiparet dhe objektivat e tij të përgjithshme.

Burimi:CNN

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment