Bota

Pas kërcënimeve të Trump, BE mbështet OBSH; Është momenti për të treguar solidaritet

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do ta ndërpriste përgjithmonë financimin amerikan për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nëse ajo nuk angazhohet në përmirësime të dukshme brenda 30 ditëve.
Featured image of article: Pas kërcënimeve të Trump, BE mbështet OBSH; Është momenti për të treguar solidaritet Donald Trump dhe Tedros Adhanom Ghebreyesus,

BRUKSEL– Komisioni Europian ka mbëshetur ditën e sotme  OBSH-në pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërprerjen financimeve nga Amerika për organizatën, duke qenë se sipas Amerikës ajo nuk ka ditur ta menaxhojë situatën e pandemisë së koronavirusit.

 “Ky është momenti ku duhet të tregojmë solidaritet dhe jo të drejtojmë gishtin apo të minojmë bashkëpunimin shumëpalësh”, deklaroi një zëdhënëse e Komisionit Europian, Virginie Battu, në një konferencë për shtyp.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do ta ndërpriste përgjithmonë financimin amerikan për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nëse ajo nuk angazhohet në përmirësime të dukshme brenda 30 ditëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:brusselstimes.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment