Bota

BBC: Irani fshehu shifrat e vërteta të viktimave nga Covid-19

Të dhënat e qeverisë duket se tregojnë se 42 mijë persona kanë humbur jetën me simptoma të Covid-19 deri më 20 korrik, kundrejt 14.405 viktimave që raportohen nga Ministria e Shëndetësisë.
Featured image of article: BBC: Irani fshehu shifrat e vërteta të viktimave nga Covid-19 Foto ilustruese

IRAN– Irani është një ndër vendet që është goditur shumë nga pandemia Covid-19, ku ditë pas dite ka shënuar një numër të lartë të të infektuarëve nga virusi.

Por sëfundmi në një artikull të BBC është raportuar se numri i viktimave të koronavirusit në Iran, është rreth trefishi i atyre që qeveria e Iranit pretendon.

Të dhënat e qeverisë duket se tregojnë se 42 mijë persona kanë humbur jetën me simptoma të Covid-19 deri më 20 korrik, kundrejt 14.405 viktimave që raportohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë edhe numri i të infektuarve gjithashtu është thuajse dyfishi i shifrave zyrtare që flasin për 278.827 të prekur. Irani është një nga vendet e goditura më rëndë, jashtë Kinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Javët e fundit në këtë shtet ka pasur një rritje të dytë të numrit të rasteve. Viktima e parë e Covid-19 në Iran është regjistruar më 22 janar sipas të dhënave që BBC ka mundur të sigurojë. Pra kjo është të paktën një muaj para se rasti i parë i koronavirusit të raportohej zyrtarisht atje.

Prej fillimeve të shpërthimit të koronavirusit në Iran, shumë vëzhgues vinin në dyshim shifrat zyrtare. Ka pasur po ashtu edhe mos përputhje të të dhënave mes niveleve kombëtare dhe atyre rajonale.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

Shto Koment