Aktualitet

“Baza e Pashalimanit po i jepet Turqisë”, Ministria e Mbrojtjes: Ka kërkesë për të qenë e NATO-s

Xhaçka u ka bërë të ditur drejtuesve të NATO-s se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Featured image of article: “Baza e Pashalimanit po i jepet Turqisë”, Ministria e Mbrojtjes: Ka kërkesë për të qenë e NATO-s Baza e Pashalimanit

TIRANË- Media greke “Estia” një ditë më parë ka hedhur dyshime se qeveria shqiptare mund t’i japë Turqisë bazën e Pashalimanit. Sot News 24 duke iu referuar burimeve nga Ministria e Mbrotjes se Pashalimani po studiohet nga NATO për bazë detare.

Më tej shtohet se në tetor të vitit të shkuar ministrja Olta Xhaçka i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.

Po ashtu Xhaçka u ka bërë të ditur drejtuesve të NATO-s se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t’iu përgjigjur sfidave të emigracionit apo sigurisë nga kërcënimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë mediat greke kanë sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama. Në një shkrim “Estia”, shkruan se Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë ushtarake të Pashalimanit, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare. Sipas kësaj medie dhënia e bazës së Pashalimanit për Turqinë, lidhet dhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, dhe gjithçka bëhet për shtimin e ndikimit turk kundër Greqisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment