Politike

Baza Ajrore e Farkës? Xhaçka reklamon helikopterët nën perëndimin e diellit por del bllof, fotot artistike janë të vjedhura

FOTO
Sipas Xhaçkës dhe përshkrimit që ka bërë, edhe helikopterët e shkrepur nën dritën perfektë të perëndimit të diellit, janë të Bazës Ajrore në Shqipëri, pork jo gjë nuk është e vërtetë.
Featured image of article: Baza Ajrore e Farkës? Xhaçka reklamon helikopterët nën perëndimin e diellit por del bllof, fotot artistike janë të vjedhura Olta Xhaçka dhe helikopterët

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka treguar krenarinë e saj për Bazën Ajrore të Farkës. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Xhaçka ka publikuar disa foto ku shihet helikopterë.

Sipas Xhaçkës dhe përshkrimit që ka bërë, edhe helikopterët e shkrepur nën dritën perfektë të perëndimit të diellit, janë të Bazës Ajrore në Shqipëri, pork jo gjë nuk është e vërtetë.

“Në mbi gjysmë shekulli histori, pilotët dhe teknikët e Bazës Ajrore të Farkës iu janë gjendur qytetarëve në momentet e tyre më të vështira, që nga emergjencat civile, e deri te ato shëndetësore. Qindra, në mos mijëra jetë janë shpëtuar falë gatishmërisë, guximit dhe kurajos së pilotëve tanë për të fluturuar në kushtet më të vështira, ditën dhe natën, çka i ka kushtuar jetën disa prej tyre. Përulem ndaj sakrificës së tyre! Si çdo strukturë në FA, edhe Baza Ajrore Farkë është në proces reformimi e modernizimi dhe shumë shpejt do të hyjnë në përdorim helikopterët e rinj,”- shkruan Xhaçka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por ku e kemi parë këtë foto në qiellin e zjarrtë?

Faqet në rrjetet sociale kanë zbuluar se ministrja nuk është lodhur shumë për të kërkuar këtë imazh. Helikopterët gjenden në Google, duke kërkuar me fjalët ‘ëallpapers BlackHaëk helicopter’. Me një kërkim të thjeshtë, do të vërtetoni edhe ju që këto foto nuk janë të shkrepura në Farkë, por janë thejsht të marra nga internet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment