Sport

Bayern spektakolar në vitin e ri, kap vendin e dytë me “poker”

Kjo skuadër po bëhet e frikshme me trajnerin Flick
Featured image of article: Bayern spektakolar në vitin e ri, kap vendin e dytë me “poker” Foto nga ndeshja e sotme

Bayern Munchen e ka nisur shkëlqyeshëm vitin 2020! Skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick sot shkatërroi 4-0 Hertha Berlinin.

Bavarezët pritën 60 minuta për të gjetur golin e parë, por më pas gjërat u bënë krejt të lehta për ta. Gjermani Thomas Muller gjeti rrjetën i pari, duke gjuajtur fluturimthi brenda zonës me mënyrën e tij tipike.

Lewandowski shënoi golin e dytë të takimit me penallti pak më vonë dhe tashmë ka gjithsej 20 gola në Bundesligë, po aq sa Werner. Alcantara trefishoi në minutën e 75-të, ndërsa Perisic në të 84-ën i dha “dorën e fundit” lojës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo fitore e ngjit Bayernin në vend të dytë, 4 pikë larg Leipzigut kryesues.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment