Sport

Bayern shkëlqen në Londër, Chelsea është kafshatë e lehtë për gjermanët

Gnabry shënon dy gola, Lewandowski një. Dy asiste nga polaku, Davies brilant
Featured image of article: Bayern shkëlqen në Londër, Chelsea është kafshatë e lehtë për gjermanët Foto nga ndeshja e sotme

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Kështu ishte fitorja e sotme e Bayern-it në Londër, aty ku Chelsea konfirmoi edhe më mirë fjalët e trajnerit Frank Lampard, që “Bayern sezon pas sezoni është gjithmonë favorit për ta fituar Champions-in”.

Rekordmenët e Bundesligës këtë të martë fituan 3-0 kundër “Bluve të Londrës” dhe dominuan krejtësisht në transfertën europiane, e vlefshme për Champions League.

Ajo finale e humbur në shtëpi në vitin 2012 sonte iu dha një motivim ekstra djemve të trajnerit Hansi Flick, të cilët nuk shënuan asnjë gol në pjesën e parë, por “shpërthyen” në të dytën.

Serge Gnabry shënoi dy gola të shpejtë në të 51′ dhe 54′. Ishin dy aksione të ngjashme dhe në secilin rast gjermani u asistua nga “bomberi” Robert Lewandowski.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky i fundit shënoi edhe vetë në të 76′, i asistuar nga talenti Davies. Kanadezi lëvizi shkëlqyeshëm nga e majta duke kaluar dy kundërshtarë dhe asisti i tij ishte krejt i thjeshtë për polakun.

Kartoni i kuq që mori Marcos Alonso më pas i ndihmoi edhe më shumë bavarezët, të cilët në fund dolën kryelartë nga stadiumi anglez. Kjo ishte një fitore e merituar dhe treguese e forcës që Bayern ka këtë sezon.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment