Sport

VIDEO/Bayern Munich e kthen ndeshjen me Schalken si një lojë fëmijësh, bavarezët dhe Muller vendosin rekord

Bavarezët nuk bëjnë më asnjë gabim dhe në ndeshjen e javës së 19-të fitojnë 5-0.Gjithçka u bë e lehtë për skuadrën e Flick, ku vetëm në gjashtë minuta lojë Lewandowski zhbllokoi ndeshjen.
Featured image of article: VIDEO/Bayern Munich e kthen ndeshjen me Schalken si një lojë fëmijësh, bavarezët dhe Muller vendosin rekord Foto nga ndeshja
Përditësuar:

GJERMANI– Humbja e Leipzigut kryesues e bëri Bayern Munich më të uritur në ndeshjen ndaj Schalke 05. Bavarezët nuk bëjnë më asnjë gabim dhe në ndeshjen e javës së 19-të fitojnë 5-0.Gjithçka u bë e lehtë për skuadrën e Flick, ku vetëm në gjashtë minuta lojë Lewandowski zhbllokoi ndeshjen.

Pak para përfundimit të pjesës së parë Muller shënoi të dytin dhe i 100-ti në të gjitha ndeshjet e luajtura në Allianz Arena.Në pjesën e dytë Goretzka realizoi të tretin në minutën e 50’ duke vrarë në një farë mënyre takimin. Tetë minuta më vonë ishte rradha e Alcantarës qê realizoi lehtësisht pas asistit të dhënë nga Lewandowski, ndërsa Gnabry vetëm pak para përfundimit të ndeshjes shënoi golin e pestë.55 gola në kampionat deri më tani për Bayern Munich por edhe më të mirin në 34 vitet e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(e.c/dosja.al)

Shto Koment