Sport

Bayern Munich nuk njeh rivalë, kampion për herë të 9-të radhazi, pa u mbyllur Bundesliga

Ndërkohë që kanë mbetur edhe tri javë për t’u mbyllur Bundesliga, skuadra bavareze meriton titullin e kampiones
Featured image of article: Bayern Munich nuk njeh rivalë, kampion për herë të 9-të radhazi, pa u mbyllur Bundesliga

GJERMANI – Bayern Munich nuk e prishur ‘traditën’ e viteve të fundit, është shpallur kampione e Gjermanisë për sezonin 2020/2021, ndërkohë që bavarezët kanë edhe tri ndeshje për të zhvilluar në Bundesligë.

Ka mjaftuar humbja 3-2 e Leipzigut në transfertën delikate ndaj Borusia Dortmund, që bavarezët në kuotën e 71 pikëve, shtatë më tepër se ndjekësit e tij, të shpallet fituese e Bundesligës, ndërkohë që në orën 18:30 do të presë Borussia Monchengladbah, në kuadër të javës së 322-të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vlen të theksohet për pasionantët e statistikave, se ky është titulli i 9-të radhazi i kampionit të Gjermanisë dhe i 30-ti në të gjithë historinë e klubit të Bayern Mynihut, i cili drejtohet nga Hansi Flick.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment