Sport

Bayern Munich falenderon shqip dhe me flamurin kuqezi (FOTO)

Të shumtë janë edhe tifozët nga Shqipëria, të cilët mbështesin klubin bavarez, dhe bëjnë tifo për ta.
Featured image of article: Bayern Munich falenderon shqip dhe me flamurin kuqezi (FOTO) Skuadra e Bayern

GJERMANI- Bayern Munchen nuk e mbylli kampionatin në mënyrë dinjitoze, megjithatë bavarezët janë brenda objektivave pasi distanca me vendin e parë është vetëm 4 pikë, pozicion që mbahet nga Leipzig. Të shumtë janë edhe tifozët nga Shqipëria, të cilët mbështesin klubin bavarez, dhe bëjnë tifo për ta.

Postimi i Bayern

Pikërisht për këtë arsye, vetë klubi gjerman, ka vendosur të falenderojë të gjithë tifozët shqiptar. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Bayern shkruan: “Faleminderit për mbështetjen tuaj në vitin 2019.”, një shkrim të cilin e shoqëron edhe me “emojin” e shqiponjës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu edhe në foton e postuar bashkëngjitur postimit, shihet goleadori i bavarezëve Levandovski me sfondin e flamurit shqiptar.                        

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment