Sport

Bayern i pandalshëm, shkatërron “Aspirinat” dhe fiton trofeun e dytë sezonal

Skuadra bavareze sot fitoi 4-2 kundër Bayer Leverkusenit në finalen e Berlinit, duke kompletuar dopietën sezonale
Featured image of article: Bayern i pandalshëm, shkatërron “Aspirinat” dhe fiton trofeun e dytë sezonal Robert Lewandowski vs. Leverkusen

Pas titullit kampion, Bayern fiton edhe Kupën e Gjermanisë. Skuadra bavareze sot fitoi 4-2 kundër Bayer Leverkusenit në finalen e Berlinit, duke kompletuar dopietën sezonale.

Kampionët e Bundesligës e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0 me shumë lehtësi. Golat i shënuan Alaba dhe Gnabry. Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy golat e tjerë të bavarezëve, të realizuar nga Lewandowski.

Polaku është zyrtarisht golashënuesi më i mirë në tre kompeticionet për klube që ka luajtur në këtë sezon: Bundesliga (34), Champions League (11) dhe Kupa e Gjermanisë (6).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy golat për “Aspirinat” i shënuan Bender dhe Havertz.

M.P. / Dosja.al

 

Shto Koment